11:53 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në kryeqytet, vetura e policisë goditet mbrapa

Një aksident me dëme të vogla materiale ka ndodhur sot në mesditë afër “Hotel Grand” në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

Vetura zyrtare e Policisë së Kosovës është goditur mbrapa nga një veturë me targa lokale.

Në aksident nuk ka persona të lënduar ndërsa me rastin po merret policia rrugore./Indeksonline/