17:03 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në magjistralën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në fshatin Babush.

Në këtë aksident janë të përfshirë dy automjete, një me targa të Maqedonisë dhe tjetra me të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky rast, veçse dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas pamjeve, veturat duken të jenë përplasur tejet shumë, ku dhe ka bërë që për disa çaste të bllokojë komunikacionin në vend.

Më poshtë shikoni fotot: