10:57 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohet një serb

Në fshatin Soqanicë të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave civile.

Përveç dëmeve materiale, personi mashkull/serb ka marrë lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale  lëndime trupore viktima mashkull K-Serb. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport. /Indeksonline/