10:58 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Bekim Fehmiu”, në Prishtinë.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije, se dy persona ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Po aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bekim Fehmiu”, sipas informatave dy persona kanë marrë lëndime trupore. Policia po heton rastin në fjalë”, ka thënë ajo në një prononcim për Indeksonline. /Indeksonline/