75 Mall Live Search
00:04 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Vranidoll, dy të vdekur dhe pesë të lënduar (Foto- Video)

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Vranidoll sipas dëshmitarëve dy persona kanë humbur jetën. Dëshmitarët për Indeksonline kanë thënë se edhe 5 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rruga ku ka ndodhur aksident është bllokuar për më shumë se një orë, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes për tu dalë në ndihmë policëve janë parë edhe zjarrëfikësit.

….

Aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Vranidoll, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se dy persona kanë vdekur ndërkaq pesë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës./Indeksonline/