13:49 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Aksident tragjik në Itali, vdes një shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje gjatë orëve të natës në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.

“Varensenews.it” raporton se ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 22:30 minuta në zonën e Valganna, në Varese.

I ndjeri është shtetasi Frank Marku, 34 vjeç. Makina me të cilën ai udhëtonte së bashku me fëmijën 13-vjeç ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa thuhet se shqiptari ka fluturuar nga makina e ka përfunduar në asfalt. Ndërkohë që nuk ka informacione rreth gjendjes së 13-vjeçarit./Shekulli