00:28 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident zingjiror në qendër të Prishtinës

Një aksident zingjiror ka ndodhur në orët e vona në rrugën Fehmi Agani (te kafet e vogla) në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, një taksi, një Alfa Romeo dhe një Golf që ishte i parkuar anash rrugës.

Gjithashtu gjatë aksidentit janë dëmtuar edhe anësorët e rrugës.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. /IndeksOnline/