15:59 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksidente dhe kolona nga ndërprerja disa vjeçare e punimeve në rrugë

Autoudha Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, ende me probleme në të njëjtin fshat. Është fjala për fshatin, Lum i madh të Vushtrrisë, ku punimet janë ndërprerë tash e sa vite, siç u tha atëherë për shkak të kontesteve pronësore, por për pasojë aty shkaktohen kolona të gjata dhe aksidente.

Sipas banorëve në këtë fshat, vozitësit janë shumë të pakujdesshëm dhe shpejtësia që ata e përdorin në këto rrugë është shumë e lartë, gjë që shkakton edhe aksidente.

Përpos aksidenteve, ata thonë se krijohen kolona të gjata, e në veçanti në mbrëmje. Shqetësim kanë edhe bizneset të cilat prapa kamerave thonë se kjo gjendje iu ka sjellë vështirësi të mëdha në bizneset e tyre në atë pjesë.

Behar Bajrami nga fshati Lum i madh, ku rruga ka mbet e pa përfunduar tash e disa vite, thotë se kolona ta gjata ka në mbrëmje.

Hajriz Aliu ankohet për mungesën e shenjave në këtë pjesë ku janë ndërprerë punimet.

Ditë më parë është raportuar për aksidente, si dhe kolona në këtë fshat, të cilat mbërrijnë disa kilometra, madje edhe deri në Vushtrri.

KosovaPress ka tentuar të marrë deklaratë edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, por këta të fundit nuk iu janë përgjigju telefonatave.

Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore e Republikës së Kosovës dhe është pjesë e drejtimit rrugor në kuadër të rrjetit bazik të transportit të Evropës Juglindore.