Aksidenti fatal i trenit në Spanjë, i zhdukur edhe babai i një futbollisti në La Liga
Babai i futbollistit të Getafes, Davinchi , është një nga të zhdukurit në aksidentin e rëndë hekurudhor në Adamuz, në të cilin humbën jetën 39 persona.
David Cordón, 50 vjeç, po kthehej nga ndeshja Getafe-Valencia në Coliseum këtë të diel dhe ishte lojtar futbolli në plazh.

Ai ishte në trenin Alvia 2384 që u nis nga Madridi me destinacion qytetin e Huelvës.
Davinchi nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit në Sports City të Getafes dhe ndau një mesazh në rrjetet e tij sociale në të cilin e bëri të qartë besimin e tij:
“Krisht, tek ti vendos besimin dhe vullnetin tim: çfarëdo që të ndodhë, unë besoj në ty dhe në dashurinë tënde të përjetshme”./Indeksonline/

