09:29 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksidenti “horror” i pilotit të Formula 1 (Pamje të rënda)

Një moment “shoku” ka ndodhë dje gjatë provave para Çmimit të Madh të Italisë.

Marcus Ericsson u përplas me anësoret e pistës së “Monza” derisa po i jepte makinës së tij me reth 350 km/h.

Çuditërisht, shoferi 27-vjeçar i Sauber u largua i padëmtuar nga goditja “horror”, shkruan indeksonline.

Ericsson humbi kontrollin në pjesën më të shpejtë të pistës së Monzës kur krahu i tij i pasmë i DRS mbeti i hapur.

Përplasja ishte shumë e rrezikshme pasi vetura e tij u rrotullua disa herë përpara të shkatërrohet pothuajse tërësisht.

Por sistemi i mbrojtjes së kulmit të kabinës “Halo” mori peshën e forcës duke shpëtuar “kokën” e pilotit.

Aksidenti është pesë ditë pasi shoku nga skuadra, Leclerc u shpëtua edhe ai nga Halo kur McLaren i Fernando Alonso  iu përplas mbi në GP të Belgjikës.

Ericsson u dërgua në zonën mjekësore për kontrolle dhe së shpejti iu dha e qartë se nuk kishte pësuar ndonjë lëndim. /IndeksOnline/