08:48 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Aksidenti i janarit e lë të paralizuar legjendën e NBA-së

Legjenda i NBA-së, Shawn Bradley pësoi një aksident të rëndë gjatë muajit janar, kurse sot ish-klubi i tij njofton publikun se lojtari ka mbetur i paralizuar.

48-vjeçari ishte duke vozitur biçikletën e tij kur u godit nga një makinë gjatë muajit janar të këtij viti, transmeton IndeksOnline.

Përmes një deklarate të lëshuar, klubi i njohur i NBA-së, Dallas Mavericks tha se Bradley ka një dëmtim traumatik të palcës kurrizore.

“Aksidenti i shkaktoi dëmtim traumatik të palcës kurrizore që e la atë të paralizuar. Pasi iu nënshtrua një operacioni, Bradley po kalon kohë në spital duke u rehabilituar”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Mjekët amerikan thonë se kjo do të jetë një sfidë tejet e rëndë për legjendën e basketbollit./IndeksOnline/