18:30 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes një grua

Një viktimë femër e moshës 78-vjeçare  ka mbetur e vdekur në aksidentin në fshatin Ponoshec të komunës së Gjakovës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Ai për Indeksonline ka thënë se kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të lënduar.

“Një aksident ka ndodhur në Ponoshec të Komunës së Gjakovës, rrugë nacionale. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një pasagjere e moshës 78-vjecare ndërsa janë edhe dy persona me lëndime të lehta trupore”, ka thënë Sahatqija.

Ai ka shtuar se deri të aksidenti ka ardhur nga kyçja papritmas në rrugën nacionale.

“Deri të aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi vozitësi i moshës 75-vjecare ku ka qenë pasagjerja ulur, që e ka humbur jetën, është kyçur në rrugë papritmas  ka bërë kthim në mënyrë të pa sigurtë, ku u goditë nga vetura tjetër që ka qenë duke lëvizur në atë rrugë”, ka përfunduar ai.

Prokurori dhe njësitë e tjera përkatëse janë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/

 

Aksident i rëndë në Gjakovë, ka të lënduar