Aksidenti në hyrje të autostradës së Prizrenit, 10 persona të lënduar
IndeksOnline ka raportuar më herët në lidhje më një aksident të rëndë që ka ndodhur në hyrje të autostradës së Prizrenit.
Nga ky aksident një minibus me targa të huaja është rrokullisur dhe afërsisht 10 persona kanë mbetur të lënduar.
Këtë për IndeksOnline e ka konfrimuar, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri eshte shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njesitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilet jane derguar per trajtim mjeksor. Eshte njoftuar prokurori perderisa njesitet kompetente policore jane duke hetuar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha për IndeksOnline.