15:20 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksidenti në magjistralen Ferizaj-Gjilan, humbë jetën motoçiklisti (Foto)

Një person ka humbur jetën në një aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën motoçiklisti.

“Një aksident ka ndodhë rreth orës 12:00 në rrugën Ferizaj-Gjilan, në mes të një veture dhe një motoçiklete. Vozitësi i motoçikletës si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani./Indeksonline/