75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksidenti në Pejë, motoçiklisti jashtë rrëzikut për jetë

Një motoçiklist është lënduar në një aksident trafiku mes një automjeti dhe motoçiklete, aksidenti ky i ndodhur në qytetin e Pejës, rreth orës 16:00.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka bërë të ditur se është lënduar motoçiklisti dhe është dërguar për ndihmë mjekësore kurse tashmë ai është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/