16:21 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksidenti në Suharekë, ende nuk dihet identiteti i 5 viktimave

Policia e Kosovës, prokurori i rastit dhe zjarrfikësit, ende janë në vendin ku ka ndodhur aksidenti i rënd që si pasojë kanë vdekur tre fëmijë dhe dy të rritur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë-Duhel, në fshatin Biraqe të Suharekës, në mes një veture dhe një autobusi, ku si pasojë kanë vdekur pesë persona.

Rreshteri Vesel Gashi, i cili gjendet në vendin e ngjarjes ka thënë ende nuk janë kryer procedurat në vendin e ngjarjes.

“Më vonë do ta kuptojmë identitetin e tyre, nga cili vend janë dhe shkaqet e këtij aksidenti”, tha ai.