11:48 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Aksidenti që tronditi Amerikën, 13 viktima nga përplasja e kamionit me një veturë

Një aksident i rëndë ka tronditur Amerikën dje. Një kamion me dy rimorkio ka goditur një Ford SUV në të cilin ishin plot 25 persona. Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni, shumë afër kufirit me Meksikën.

13 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me helikopter në spital.

Shoferi i FORD së bashku me 13 pasagjerë janë viktimat e këtij aksidenti.

Viktimat janë nga 20 deri në 55 vjeç. Policia ka thënë se pasagjerët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë në veturë dhe se shumë nga ta janë nxjerrë jashtë veturës nga goditja e kamionit./Indeksonline/