15:18 / E Hënë, 03 Janar 2022 / k.v

Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ku ka deklaruar se në aksident janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor,

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor

”Rreth orës 13:20, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.