12:04 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksidentohen elefantët, e bllokojnë autostradën (Video)

Një elefant ngordhi dhe disa të tjerë përfunduan të lirë në një autostradë spanjolle pasi kamioni i cirkut që po i barte ata pësoi aksident.

Policia ka mbyllur autostradën ‘A30’ në Pozo Kanada pranë Albacete në jug lindje të Madridit pas këtij aksidenti, raporton Daily mail, transmeton Indeksonline.

Shoferët i filmuan kafshët që ecnin drejt një vendi të hedhurinave në rrugë dhe ushqeheshin me to.

Kafsha e ngordhur u hoq nga një hendek nga ana e autostradës pas dramës shumë orëshe e cila përfundoi dje rreth orës 16:00. /Indeksonline/