18:24 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet aktivisti i “zhurmshëm” i VV-së, thyen dy duart

Aktivisti i zhurmshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nuk mori vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament në zgjedhjet e 6 tetorit, është aksidentuar.

Valdrin Ahmeti, këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, derisa ka falenderuar mjekët për trajtimin e veçantënë QSKUK.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pas aksidentit që pësova me bicikletë në parkun e Gërmisë, arrita ‘të shpëtojë’ me dy duar të thyera dhe disa lëndime të vogla.

Në ditën e 12-të të qëndrimit në QSKUK mjekët më liruan në shtëpi. Gjatë qëndrimit aty kam marrë trajtim të shkëlqyer nga ato që i takoja përditë, infermieret apo siç jemi mësuar ti thërrasim motra medicinale, të cilat i falenderoj shumë.

Poashtu falenderoj mjekët për trajtimin në veçanti mjeken Vlora Podvorica trajtimi i të cilës ishte vendimtar ditën e aksidentit.

Falenderoj të gjithë familjarët dhe shoqet e shokët për kujdesin por më duhet t’i veçoj disa :
Ilir Tërstena, Egzon Balaj, Ardit Krasniqi, Valëza Mjeku, Rinor Jusufi, Valon Hoti, Gen Zeqiraj, Ahmet Mujeci.

Edhe pse jam më mirë e kam të vështirë të shkruaj në telefon andaj ndjehuni të lirë të më thërrisni a vizitoni në shtëpi.