20:10 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet me Porschen e 250 mijë eurove, Stephen Curry

Basketbollisti i famshëm i NBA, Stephen Curry është aksidentuar me veturën e tij në Kaliforni gjatë ditës së sotme.

Curry ka shpëtuar pa lëndime trupore, gjersa automjeti i modelit Porsche Panamera ishte goditur nga dy vetura duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, transmeton Indeksonline.

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të këqija të motit. Vetura e tij ka çmim “veç” 250 mijë euro./Indeksonline/