14:40 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Porsche prezanton modelin e ri 911

Porsche ka zbuluar gjeneratën e tetë të Porsche 911 i quajtur ‘992’.

Makina është prezantuar në LA Auto Show dhe ka një siluetë të 911 por me përmasa më radikale.

Kjo 992 është më e gjatë dhe më e gjerë se modeli që zëvendëson dhe është projektuar për të adoptuar një fuqi të elektrizuar në momente të caktuara, shkruan IndeksOnline.

Poshtë dritave të reja matrix-LED është një spoiler i pasmë më ndryshe nga hera e kaluar. Në përgjithësi është një dizajn tepër i fuqishëm, me elemente të rregullta dhe moderne.

Versioni i vetëm që Porsche ka njoftuar detajet zyrtare të tij është Carrera S. Ky version do të ketë motor të njejtë si më parë, 3.0 litërsh twin-turbo, por tani zhvillon 444 kuajfuqi dhe 550Nm.

Fillimisht Carrera S do të ofrohet me 8 shpejtësi automatike PDK, ndërsa një transmision manual do të shtohet në fillim të vitit të ardhshem.

Porsche thotë se shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 3,7 sekonda, ndërsa që modeli Carrera S që tërheq me katër rrota e arrin këtë shpejtësi për 3,6 sekonda.

Cmimi fillestar i 922 thuhet të jetë rreth 100,000 euro. /IndeksOnline/