11:28 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Aksidentohet vetura në Prishtinë, kalon në shirit të kundër të rrugës

Një veturë është aksidentuar në qendër të Prishtinës, fare panë vijave të bradha, të dedikuara për këmbësorë.

Rasti ka ndodhur para pak minutash.

Në pamje që ka siguruar IndeksOnline shihet se një veturë është vetaksidentuar duke dëmtuar një tabelë të shenjave rrugore.

Po ashtu, shihet se vetura ka dëmtuar edhe pjesën gjelbëruese duke kaluar në korsin e kundër të lëvizjes së automjeteve./IndeksOnline/