23:56 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aksion i gjerë i Policisë në Kosovë, pamje ekskluzive nga mbyllja e disa lokaleve

Pas thirrjes së Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, që Inspektorati dhe Policia e Kosovës të jenë aktiv për respektimin e masave antiCovid, është zhvilluar një mega aksion në komunat e Kosovës të martën.

IndeksOnline mëson nga burimet se këto dy palë kanë mbyllur tri restaurante të natës në komunën e Ferizajt, pasi nuk kanë respektuar ligjin ndaj përhapjes së pandemisë.

Po ashtu, Inspektorati ka kryer sonte kontrolla edhe në Lipjan, ku është mbyllur lokali “Princesha”.

Javët e fundit është dyfishuar numri i të infektuarve me koronavirus, ku Zemaj ka thënë se do të shohet numri i inspekcioneve dhe policisë në të gjitha lokalet./IndeksOnline/