15:30 / E Martë, 05 Korrik 2022 / B O

Aksion i madh i Policisë në Spanjë, kapen hajnat shqiptarë, vodhën shtëpinë e Ronaldos, Verratit dhe VIP-ave të tjerë

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal në Spanjë. Shtatë nga ta janë shqiptarë dhe që ka fakte të bazuara se qëndrojnë prapa shumë vjedhjeve të kryera në qytete të ndryshme.

Shtatë shqiptarët dyshohet se kanë vjedhur edhe shtëpitë e ish-fenomenit brazilian, Ronaldos dhe Marco Verratit.

Në aksion janë sekuestruar ora luksoze dhe bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro. Shqiptarët vepronin bashkë por shtëpitë i kishin të ndara kryesisht në Alicante, Malaga dhe Murcia.

Rrjeti kriminal ishte i organizuar dhe strukturuar në mënyrë perfekte, me bazën në Shqipëri. Vjedhjet i kanë kryer kryesisht me vetura të marra me qera.

Organizata kriminale zgjidhte shtëpitë e biznesmenëve të mëdhenj apo njerëzve të famshëm për të kryer vjedhjet.Në aksion dyshohet se janë të përfshirë edhe disa kosovarë./Indeksonline/