Aksion i madh kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it
Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik dhe pastrimit të parave Prishtinë, 09 qershor 2026 nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.
Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “pastrimi i parave”.
Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët.

