09:58 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksion i madh policor në disa komuna, bastisën katër argjendari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kryer një operacion të suksesshëm në komunën e Podujevës, Drenasit e Shtimes që kishte të bënte me kontrabandim të arit.

Me këtë rast, ka arrestuar dy shqiptar me shtetësi maqedonase dhe të cilëve u janë konfiskuar disa prova, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i policisë:

Njësiti i Hetimeve  të Krimit të Organizuar në DHKO  pas hetimeve disa mujore me 25.01.2018 ka ndërmarrë një operacion  ku janë bastisur katër lokacione të ndryshme në rajonin  e Prishtinës. Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar  katër argjendari dhe një veture e dy të dyshuarve meshkuj shqiptare shtetas të Maqedonisë që dyshohen për kontrabandim me mallra  me metale të çmuara (ari  dhe argjend) dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore .

Gjatë kontrollit  janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: një veturë, një sasi ari dhe argjendi, dy pistoleta me karikatorë dhe 97 fishekë, dy peshore për matjen e arit, tre telefona mobilë si dhe dokumentacion të ndryshëm që ndërlidhen me rastin.

Dy të dyshuarit shqiptarë me shtetësi maqedonase janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Indeksonline/