17:17 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / A. A

Aksion i Ministrisë së Shëndetësisë në Shtërpcë, kërkohen vaksinat ilegale anti-covid

Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës kontrolluan qendrën lokale mjekësore në qytetin e banuar me shumicë serbe në Shtërpcë, transmeton Indeksonline.

E ashtuquajtura Zyra e Qeverisë Serbe për Kosovën ka njoftuar se inspektorët po kërkonin vaksinat kundër koronavirusit.

Inspektorët hynë në qendrën mjekësore nën përcjelljen e policisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë justifikim administrativ ose politik për të justifikuar sjelljen anti-njerëzore të Prishtinës, veçanërisht pasi që kjo nuk është përpjekja e parë për të parandaluar sigurimin e mbrojtjes dhe trajtimit adekuat dhe në kohë për popullin serb në Kosovë,” thuhet në njoftimin e ZQSK-së.

/Indeksonline/