22:09 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aksion i Policisë dhe Inspektoriatit në lokalet e Prishtinës

Policia e Kosovës dhe Inspektoriati komunal në Prishtinë kanë nisur një aksion në lokalet e kafiterive pas orës 21:00, shkruan IndeksOnline.

Ata janë duke inspektuar se a po respektohen masat e reja të vëna nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, qytetarët po kontrollohet a po bartin maskat në fytyrë.

Përndryshe, që nga sonte gastronomia në përgjithësi është lejtuar që të ushtroj veprimtarinë deri në ora 22:30.

“Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.);

18.1. U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

18.2. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në vendimin e ri./IndeksOnline/