19:04 / E Premte, 16 Prill 2021 / indeksADMonline

Aksion i Policisë së Kosovës në një restorant në Podujevë, arrestohet Besim Hajdari “Ciprra”

Policia e Kosovës sot ka ndërmarr një aksion në Podujevë.

Në këtë aksion është arrestuar i dyshuari, Besim Hajdari i njohur me nofkën “Ciprra”, mëson Indeksoline përmes burimeve.

No description available.

“Ciprra” është i dyshuar për plagosjen e një personit në Podujevë.

IndeksOnline kishte raportuar ekskluzivisht detaje mbi këtë ngjarje, e cila ndodhi rreth orës 20:00, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku i dyshuari u përlesh edhe me policinë, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë zyrtar policor.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai ka qenë në arrati. Ai po ashtu ka qenë në kërkim edhe për një plagosje tjetër.

“Ciprra” i ka 60 vepra penale në Policinë e Kosovës.

Indeksonline ka siguruar pamje nga aksioni, ku shihet numër i madh i Policëve.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do ju mbaj të informuar.