22:38 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Detaje ekskluzive/ Si ndodhi plagosja e 2 personave sonte në qendër të Podujevës

B.H i njohur me nofkën si Ciprra, është në kërkim të policisë, i njëjti dyshohet që plagosi dy persona sonte në qendër të Podujevës.

IndeksOnline ka sjellë ekskluzivisht detaje mbi këtë ngjarje, e cila ndodhi rreth orës 20:00, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku i dyshuari u përlesh edhe me policinë, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë zyrtar policor.

Burime të IndeksOnline, mësojnë edhe arsyen se si erdhi deri tek ky incident.

Krejt kjo erdhi si pasojë pasi që B.H nuk u lejua të hyjë në një shisha bar tek Parku i Qytetit, e që më pas nxori armën dhe plagosi një nga pronarët dhe një person tjetër, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.

Rasti u konfirmua për IndeksOnline edhe nga Policia e Kosovës, teksa i dyshuari është në arrati, çka se ai kishte qenë duke u kërkuar nga organet kompetente edhe për një plagosje tjetër, po ashtu në Podujevë.

Ciprra, ishte liruar para shtatë muajsh nga burgu, ndërsa një muaj pasi doli, u shpallë në kërkim për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, për të cilën s’arriti të arrestohet./Indeksonline

B.H/Ciprra, i dyshuari për plagosjen e 2 personave sonte në Podujevë