15:35 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksion policor në Gjilan dhe Gjakovë, arrestohen disa persona dhe konfiskohen narkotikë (Foto)

Policia e Kosovës saktësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka zhvilluar së fundi dy operacione, një në Gjilan dhe një Gjakovë.

Operacioni policor në rajonin e Gjilanit, është realizuar konkretisht në fshatin Novosellë  të komunës së  Kamenicës, i cili ka rezultuar me sekuestrimin  e një sasie prej 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike si dhe me arrestimin e  dy të dyshuarve:

  1. I.R. mashkull, kosovar shqiptar, (1961)
  2. A.R. mashkull, kosovar shqiptar, (1988)

Të  dyshuarit janë arrestuar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke e shkarkuar një sasi të substancës narkotike nga vetura ‘Golf 5 ‘, të cilën e posedonin të dyshuarit, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti dhe Gjyqtari i Procedurës paraprake me urdhër të të cilëve është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarve të lartcekur, ku gjatë kontrollit në podrumin e shtëpisë u  janë gjetur edhe dy paketime me substancë narkotike të llojit ‘Marihuanë’.

Ndërsa në rajonin e  Gjakovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë  gjatë operacionit të përbashkët  ka realizuar një bastisje e cila ka rezultuar me sekuestrimin e një arme dhe disa fishekë.

I dyshuari L. A.  mashkull, kosovar shqiptar, (1988), është arrestuar dhe ndalur në qendrën e paraburgimit në Gjakovë.

Gjatë operacionit të përbashkët, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar :

  • 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike
  • Vetura ‘Golf 5 ‘
  • Një armë ‘AK-47’
  • 24 fishekë, 7. 62mm
  • Një peshore elektronike
  • Një telefon ‘Samsung’

Veprimet e ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve kanë qenë në koordinim me prokurorin e shtetit të Gjilanit dhe atë të Gjakovës me aktvendim të të cilëve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/