08:31 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksioni i Njësisë Speciale në veri, mblidhet urgjentisht Qeveria e Serbisë

Anëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës në orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar një aksion në veri të Mitrovicës, përkatësisht katër të arrestuar për dyshimin se janë përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Mediat serbe po paralajmërojnë se do të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë Serbe për shkak të futjes së njësisë speciale në këtë pjesë të Kosovës.

Edhe, kryetari Goran Rakiq u bëri thirrje qytetarëve të cilët janë mbledhur në sheshin e qytetit, që të përmbahen./Indeksonline/