23:49 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aksioni i Policisë në Prishtinë: Arrestohet një person

Policia e Kosovës sonte ka ndërmarrë një aksion në komunën e Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person i dyshuar.

Lajmin për IndeksOnline e kanë konfirmuar nga Policia.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes së datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre./IndeksOnline/