14:09 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aktakuzë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit I.B., për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafin 2.4 të KP-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari I.B., në periudhën kohore gusht 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, në cilësinë e drejtorit të Administratës Publike pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për persona tjerë juridikë, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit ka lidhur kontrata për emetimin e spoteve reklamuese në lidhje me aplikimet online për nevojat e Komunës së Prizrenit, gjegjësisht të Drejtorisë së Administratës Publike, ku janë paguar shuma të të hollave prej 37.450,00 euro, 25.650,00 euro dhe shuma prej 9.800,00 euro.

Me këto veprime i akuzuari I.B. ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga Neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.4 të KP-së.