07:03 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Aktivitetet e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së për ditën e sotme

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri edhe sot vazhdon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.

Aktivitetet për 6 Mars 2018:

Në ora 09:00 fillon konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare’’. Kjo konferencë mbahet në Sallën e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.

Nga ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

Në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet “Akademi Përkujtimore’’ kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Në Ora 19:00 do të hapet ekspozita kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.