23:41 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aktivitetet e kryetarit të Klinës vetëm brenda një jave

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përgjatë këtij një viti si udhëheqës i kësaj komune, po vazhdon t’i mbajë disa disa nga premtimet e zotuara për të gjitha ata që ia besuan votën për mandatin e tij të parë.

Elezaj përveç që po qëndron afër qytetarëve pa dallim, ai po vazhdon punën e tij me intenstitet të shtuar, përcjellë Indekesonline.

Vetëm gjatë javës që lamë në Komunën e Klinës, janë përfunduar asfaltimet në tri fshtara kryesore; Jellovc, Resnik dhe Zajm, të lëna anash nga qeverisja e kaluar.

Derisa po në javën e kaluar kanë filluar punimet për kompletimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Qabiq. Ndërsa, po vijon asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Gremnik.

Gjithashtu një aktivitet tjetër që është shënuar ditëve që lamë pas ishte edhe fillimi i inventarizimit dhe regjistrimit të pasurisë jofinanciare, me të cilën disponon dhe shërbehet Komuna e Klinës, ku do të vendoset rregulli i inventarizimit të përmendur, por të pa kryer për vite me radhë./Indeksonline/