07:30 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aktivitetet në Panairin e Librit “Prishtina 2018”

Panairi i 20-të i librit në Prishtinë, i cili ka filluar gjatë ditës së djeshme dhe do të zgjasë deri më 10 qershor, edhe gjatë ditës së sotme ka aktivitete.

Më 6 qershor bëhet prezantimi i këtyre librave:

Në orën 11:30

Në stendën e ‘UET Press & Mapo’, salla Atelie:

Prezentimi dhe firmosja e romanit

‘Pëshpërimë gruaje’ nga autorja Klara Buda

Në orën 12:00

Në sallën e promovimeve:

Promovimi i dy vëllimeve të romanit

‘Valsi i dashurisë (I dhe II) nga Jetlira Avdijaj, botuar nga ‘Faik Konica’

Në orën 13:00

Në sallën e promovimeve:

Konferencë për media e SHBK-së

Në orën 14:00

Në stendën e ‘Magjia e librit’, korridor:

Prezentimi dhe firmosja e librit:

‘Mësimet e Diolës – Ushqim për çdo sëmundje’ nga Diola Dosti-Baftiu

Në orën 16:00

Në stendën e ‘BUZUKU’, korridor:

Nënshkrime nga Çun Lajçi, 3 librat e rinj: ‘Çakorr, ti vdekje e mirë’,

Ecje e plakun’ dhe ‘Bekimi i plisit të Moisiut’.