Kosova shënon Ditën e Evropës me një sërë aktivitetesh (Foto)
Me rastin e Ditës së Evropës, Kosova do të ketë një sërë aktivitetesh.
Më datën 7, 8 dhe 9 Maj, Ministria e Integrimit Evropian, do të organizojë një sërë aktivitetesh, dedikuar kësaj dite.
Kjo gjë po bëhet si përkushtim ndaj prioritetit qeveritar, shoqëror e institucional në Republikën e Kosovës, integrimin euro-atlantik.
Të gjitha aktivitetet do të jenë të hapura për media dhe publikun./Indeksonline/