17:04 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / OSH

Aktivizohet marina detare e ushtrisë amerikane për ta zhbllokuar anijen në Kanalin e Suezit

Marina e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme ka në plan të dërgojë një ekip vlerësimi të ekspertëve të pastrimit në Kanalin e Suezit të Shtunën për të këshilluar autoritetet lokale që përpiqen të lirojnë anijen gjigande të kontejnerëve e cila po qëndron e bllokuar që nga e marta, shkruan CNN.

Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë sa ndërtesa ‘Empire State Building’ në Neë York është, u përplas të Martën pasi u kap nga erërat e fuqishme dhe një stuhi rëre e shkretirës që shkaktoi shikueshmëri të ulët dhe lundrim të dobët.

Qeveria egjiptiane ra dakord të pranonte një ofertë ndihme përmes Ambasadës Amerikane në Kajro.

“Administrata e Biden po ndjek situatën nga afër. Si pjesë e dialogut tonë aktiv me Egjiptin, ne kemi ofruar ndihmë nga ShBA-ja për autoritetet egjiptiane për të ndihmuar në rihapjen e kanalit. Ne jemi duke komunikuar me partnerët tanë egjiptianë se si t’i mbështesim më mirë në përpjekjet e tyre , “tha një zyrtar amerikan për CNN.

Ushtria amerikane shpesh dërgon ekipe vlerësimi në situata katastrofash për të ofruar ekspertizë teknike kur kërkohet.