12:32 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Aktori i njohur përdorë aplikacionin e takimeve ‘online’ pas ndarjes nga e dashura

Matthew Perry është duke përdorur aplikacionin e takimeve dhe lidhjeve Raya pas ndarjes nga e dashura Molly Hurëitz.

50 vjeçari i njohur më së miri nga seriali Friends është rikthyer në aplikacion dhe po u dërgon mesazhe vajzave për takime online.

Matthew ishte në lidhje me Molly që nga dhjetori i vitit 2019, ndërsa i dhanë fund romancës këtë muaj.

Një burim i afër me aktori tha se ai e kishte fshirë aplikacionin Raya pasi kishte filluar lidhjen e re, por ai e ka rikthyer pas ndarjes dhe po e përdorë përsëri.

Ndërkohë, ekipi i aktorëve të Friends u supozua që të fillonte xhirimet e një episodi të vecantë të ribashkimit, por është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19./Indeksonline/