18:05 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aktori kosovar bëhet baba për herë të parë

Aktori i dashur për publikun shqiptarë, Ernest Zymberi është bërë baba.

I njohur nga roli i tij në ‘O sa mirë’ si ‘Lugina’, Ernesti dhe bashkëshortja e tij sot janë bërë prindër të një vajze, transmeton Indeksonline.

Vogëlushen në fjalë prindërit i vunë emrin, Mara. Aktori ka shpërndarë edhe një fotografi shumë të bukur, ku falënderon Zotin për këtë moment të shumëpritur.

“Lena edhe une sapo u beme prind. Ka kohe qe e imagjinojme kete ndjenje. Ka kohe qe enderrojme kete moment. Fale Zotit po e perjetojme kete dhurate. Mara Zymberi lindi sot, bashke me te rilindem edhe ne me nje dashni te re ne mesin tone. Bota eshte e vogel e fjalet jane te pakta per ta pershkru kete ndjenje… “,ka shkruar ai./Indeksonline/