22:28 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Aktori kosovar: Çka janë 30 vjet për marakli

Liverpooli është shpallur kampion i Premierligës duke thyer një pritje 30 vjeçare.

Kjo ua ka kthyer gëzimin edhe shumë tifozëve të Liverpoolit e ndër ta është edhe aktori kosovar, Kushtrim Sheremeti.

Ai në “Sport Show” në Klan Kosova ka thënë që sa herë kishte debat për futboll, kundërshtarët e pyesnin: Kur e keni fituar Premierligën për herë të fundit?

Por tashmë ata e kanë përgjigjen dhe me shaka Sheremeti tha që nuk janë asgjë 30 vite për marakli. /IndeksOnline/