12:41 / E Martë, 01 Gusht 2023 / AR

Aktori Osman Azemi po kërkon talent të rinj (Video)

Aktori i mirënjohur Osman Azemi përgjatë një viti ka krijuar një nga emisionet më të shikuara në vend “Me Gjylen”, ku përpos transmetimit në TV vendore në kanalin e tij në YouTube ka arritë mbi 30 Milion shikime.

Ai përpos që njihet për personazhin e tij e shumë të dashur për publik Teta Gjyli, gjithashtu është një nga artistët që gjjithmonë përkrahë dhe mbështet talent të rinj.

Edhe kësaj radhe Osman Azemi ka bërë një njoftim se është në kërkim të talenteve të rinj. Çdo person që ka ëndërr aktrimin, që ka talent si për aktrim, këndim, imitim, stand up, etj mund të aplikoni në email adresen protalentsks@gmail.com

Krejt çka duhet të bëni është të dërgoni një video tuajën të pa edituar ku ju e shprehni talentin tuaj në cilën do fushë të lartpërmendur.

Nëse keni dëshirë të jeni krah për krah me Teten Gjyli apo deshironi te krijoni diçka tuajen, apliko tani në protalentsks@gmail.com


Për më shumë informacion shikoni videon mëposhtë.