13:00 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aktori Peci sot do ta festonte përvjetorin e martesës! Këto janë fjalët drithëruese të bashkëshortes (Foto)

Sot ajo po e ndjen më shumë se asnjëherë tjetër mungesën e bashkëshortit të saj. Në vend të luleve apo ndonjë urimi, bashkëshortja e aktorit të ndjerë Blerim Peci sot ka shkruar fjalët më të trishta pikërisht në ditën e të dashuruarve, datë kjo që do të shënonte edhe përvjetorin e martesës së tyre.

Afërdita sot përmes një fotografie familjare ka shkruar disa vargje në të cilën shpreh dhimbjen, mallin dhe mungesën që po e ndjen në këtë ditë.

Ky është statusi i saj që prek zemrat e secilit:

Sot…..14 Shkurt , ditë e veçant për NE!
(Dita e Kurorëzimit të Martesës sonë. Mora me shumë dashuri dhe respekt mbiemrin tëndë)!

Bel, sot edhe pse përvjetor martese zgjohem e pushtuar nga ankthi, e mbytur nga trishtimi.
Netët pa gjumë janë të gjata, por nata e sotme nuk pati fare fund.
Perdja e natës mbulonte çdo gjë, mengjesi harroi të vinte.

Mëngjesi iku si ti. Siç ike dhe mi more ndjenjat, more zemrën time me vete. Por unë kam dashurinë që kisha për ty, mallin tënd dhe mbi të gjitha mbiemrin tënd simbolika e kurorëzimit të dashurisë sonë.

Ikja jote nga kjo botë ma vodhi gjumin, mi vodhi ëndrrat.
Jam me fat që të paktën kujtimet me mbetën, ato vinin me gjenin në qoshen e dhomës me fotografitë e martesës në duar.
Me ato fotografi në duar më zbardhi mëngjesi. Me zbardhi mëngjes i zi si çdo mëngjes pa ty.

Sot ti je larg.
Nuk je larg vetëm më mijëra kilometra.
Distanca jonë tani është me muaj që me duken shekuj.
Aq larg je o Bel, o dashuria ime, o malli im i pa shuar, sa nuk me dërgon dot Urim për përvjetorin e Kurorëzimit të Martesës sonë, nuk më dergon as lule dhe mungesa më e madhe përqafimi yt që nuk do të vijë më kurrë.

Me çdo 14 Shkurt frymonim bashkë, festonim përvjetorin e Martesës.
Ky 14 Shkurt rezulton të jetë i zymtë dhe i rëndë pa ty.
Sot të vij të të Uroj kurorëzimin apo të të sjell Kurorë lulesh mbi varr?
Të vesh vellon e bardhë si dikur, dhe të të vijë tek varri apo të vij dhe të të qaj në të zeza?
Vështirë e kam Bel, e pamundur të jetoj pa ty.
E pamundur ti ndali lotët që nuk shterrojnë për ty.
E pamundur të përballoj dhimbjen e cila depërton në çdo qelizë timen dhe vendoset në zemrën time.
Jeta, ekuacion me shumë të panjohura dhe shumë të pamundura por më të pamundur e kam të besoj që të humba ty, që humba gjysmën e shpirtit tim.

Pasi për mua gjithmonë mbetesh i gjallë sot dua të të uroj Urime Përvjetori i Martesës, dashuria ime, Beli im.

Temat: