19:11 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aktorit kosovar i humbi kuleta, falenderon policin që ia gjeti: Policia jonë meriton t’i respektojmë!

Naser Rafuna, aktori i njohur kosovar, sot përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook, u ka rrëfyer miqve të tij dy histori humane dhe tejet fantastike, pjesë të të cilave janë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në njërën nga rrëfimet ai tregon se si para pesë muajsh i kishte humbur kuleta dhe një polic ia kishte gjetur, ndaj të cilit ai ndjehet falenderues, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tutje aktori rrëfen se si kishte parë dy policë teksa ndaluan makinën për t’i ndihmuar një të moshuare.

Lexoni shkrimin e plotë të aktorit kosovar:

Po e ndaj një histori të shkurtë…më kishte humb kuleta para “Bankës së Lubljanës” – kshtu e quajnë atë vend “pellazgët prishtinas” . Isha me nanën te zyrja e regjistrimit të penzionerëve dhe më kishte ra kuleta diku asaj rruge. Kjo punë ndodhi sot 5 muaj. E di sepse për cdogjë që më bën përshtypje e shënoj.Rrugës për në shtëpi,më telefonoj një zë mashkulli, më tha të vijë dhe ta marrë kuletën në polici. Aty e kuptova që më kishte humb kuleta.Shkova dhe ishte një polic, ai që e kishte gjetur që spo ia publikoj emrin. Nuk e di pse,por e pyeta se a e ke gjetur ti apo ndokush e ka sjell por pohoj që vet polici e kishte gjetur dhe u ndjeva fort krenar me policinë tonë që kurrë nuk jam zgjënjyer nga ta. Pasi morra kuletën më pyetën a ishte gjithcka në rregull dhe a mungon ndonjë gjë.Ky gjest human është normal e di, por që nuk e di pse, por cdogjë që bëjnë policia si vepër të mirë, besoj që edhe shpërblimin e kanë te Zoti dyfish. Kjo që po e shkruaj ndoshta nuk është asgjë nga ajo që kam pa sot te Rrethi i Spitalit, kur një plakë prente rrugën ngadal dal…dhe nga një veturë policie, dolën dy policë, njëri ndaloj komunikacionin ( shoferi) dhe tjetri i ndihmoj plakës , sikur të ishte nëna e tij ta kaloj rrugën. I ndihmonte me mëshirën dhe krenarinë duke dhënë mesazh te të gjithë shoferët tjerë që se pari, respekti për prindër pastaj të tjerët. Gjeste si këto,na obligojnë që Policia Jonë meriton ti respektojmë si të ishin edhepse janë si motrat dhe vëllezërit tanë. O Zot na udhëzo këtë popull në drejtësi, mëshirë,moral dhe dashuri.