17:20 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nervozohet keq ‘Xhek Setra’, lajmëron Policinë e Kosovës për një rast!

Aktori i njohur, Naser Rafuna, i njohur në serialin “Çka ka shpija” si Xhek Setra, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se i është hakuar e-maili i tij personal.

Ai ka treguar se për këtë ka njoftuar organet e sigurisë. Mirëpo, Xheku ka apeluar të dyshuarin që mos t’ia keqpërdor e-mailin, përndryshe do të ketë pasoja, transmeton Indeksonline

“Meqenëse “sipas dyshimeve” dhe dyshimi është gënjeshtra me e madhe, personi ( hackeri-ja) është ndokush qe e njoh apo me njeh ( kogja mire)e lus ta mbyll atë e-mail sa me pare para se te behet vone. Unë kam e-mailin tim personal vetëm ne adresen HOTMAIL”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Emailin tim personal, nuk e kam qe tash sa e sa muaj per shkak se është hackuar. Prandaj nese ju vije ndonje email nga ajo adrese, une nuk posedoj me sic po kuptohet dhe nuk marre përgjegjësi per e-mailat dërguar prandaj nëse ju vije ndonjë email me ate adrese,injorojeni sepse nuk eshte derguar nga une, e kjo edhe pak kohe sepse i njoftova organet kompetente,pasi qe personi qe e ka thyer passin ka derguar dhe dërgon emaila te miqt,ne emrin tim,me ate adrese. Meqenese “sipas dyshimeve” dhe dyshimi është gënjeshtra me e madhe, personi ( hackeri-ja) eshte ndokush qe e njoh apo me njeh ( kogja mire)e lus ta mbyll ate email sa me pare para se te behet vone. Une kam emailin tim personal vetem ne adresen HOTMAIL. Ju falemnderit per mirekuptim.