75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 17 Prill 2026 / OSH

Aktorja e famshme u shtrua në spital për shkak të betejës me sklerozën

Aktorja Christina Applegate thuhet se është shtruar në spital në Los Angeles për shkak të betejës së saj të gjatë me sklerozën e shumëfishtë.

Aktorja 54-vjeçare ka luftuar me sklerozën e shumëfishtë që kur u diagnostikua në vitin 2021, për të cilën ajo është shprehur hapur publikisht.

“Nuk kam asnjë koment nëse ajo është në spital apo cilat janë trajtimet e saj mjekësore. Ajo ka një histori të gjatë me gjendje të ndërlikuara mjekësore për të cilat është shprehur hapur, siç shihet në kujtimet e saj dhe në podcastin e saj”, tha përfaqësuesi i aktores në një deklaratë të shkurtër./Indeksonline/