75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 06 Prill 2026 / AR

Aktorja e Harry Potter shtatzënë për herë të dytë

Bonnie Wright, e njohur për rolin e saj si Ginny Weasley në serinë e Harry Potter , është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Aktorja britanike e njoftoi lajmin në rrjetet sociale të dielën.

35-vjeçarja Wright ndau një foto në Instagram me djalin e saj Elio, i cili ishte shtrirë me kokën në prehrin e saj, transmeton Indeksonline.

“Dy foshnja në prehrin tim. Vogëlushi ynë i dytë do të vijë të jetojë me ne këtë vjeshtë”, shkroi aktorja.

Qindra urime u bën në komentye, përfshirë një nga Evanna Lynch, e cila luajti rolin e Luna Lovegood në serinë e filmave.

Në vitin 2023, Wright mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Elio, së bashku me Andrew Lococo. Çifti u martua një vit më parë./Indeksonline/