08:11 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Aktorja e njohur bën thirrje: “Mos u martoni!”

Aktorja e njohur amerikane Kristin Cavallari ndau një këshillë në lidhje me martesën.

Muaj më parë në shkurt, Kristin Cavallari dhe tani ish burri i saj Jay Cutler po takoheshin me fansat në dyqanin e saj Uncommon James në Chicago. Në një klip të zbuluar rishtazi të marrë nga TMZ, një grua e fejuar rishtazi pyet çiftin, që ishin martuar në vitin 2013, për këshilla për martesën.

Cavallari, 33 vjeçare ia kthen, “Mos u marto!”, e cila u pasua nga të qeshurat e turmës.

Muajin e kaluar, çifti, të cilët kanë tre fëmijë së bashku, njoftuan në Instagram se po ndaheshin.

“Me trishtim të madh pas 10 vjetësh së bashku kemi arritur në një përfundim se po divorcohemi.”, shkruan në deklaratën e tyre të përbashkët. “Ne nuk kemi asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për vitet e ndara, kujtimet dhe fëmijët për të cilët jemi krenarë. Kjo është vetëm situata e dy personave që ndahen.”